Kombëtarja e Brazilit është pesimiste për rikthimin e Neymarit në ndeshjen e eliminimit direkt në Kupën e Botës.
Brazili siguroi me kohë kualifikimin në Kupën e Botës nga Grupi G, duke shënuar dy fitore, kur ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupeve.
Neymar, ylli i kombëtares braziliane u lëndua në ndeshjen e parë kundër Serbisë (2:0).
Mediumi brazilian “TNTSportsBR” raporton se te Brazili janë pesimist për rikthimin e Neymarit nga lëndimi në 1/16-tën e Kupës së Botës.
Sulmuesi i PSG-së është futbollisti kryesor i Brazilit në këtë Botëror./Demokracia.com/
🚨 Brazil are PESSIMISTIC about Neymar’s return from injury for the last 16 of the World Cup! 😰
✍️ @TNTSportsBR pic.twitter.com/XXrC2MYZdV
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 30, 2022