Sport
Brazili në lot, vdes një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave
Demokracia
15:07 | 03 Tetor 2022

Share:

Boksieri brazilian Eder Joffre vdiq në moshën 87-vjeçare. Joffre ishte një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Revistat me reputacion të boksit e renditën atë në mesin e boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave, dhe në vitin 2019 ai u votua si boksieri i 16-të më i mirë i të gjitha kohërave, dhe në atë kohë ai ishte boksieri i tretë më i madh i të gjitha kohërave pas Roberto Duran dhe Shug Ray Leonard.

Gjatë karrierës së tij, Eder Joffre pati 78 ndeshje, nga të cilat fitoi 70 (50 me nokaut), pati dy humbje dhe katër barazime. Ai ishte kampion bote në dy kategori, në peshën e vogël dhe në peshën pendë.

Vdekja e tij tronditi sportdashësit në Brazil, duke përfshirë më të madhin nga të gjithë, futbollistin Pele, i cili shkoi në Instagram për t’i dhënë lamtumirën e madhe të boksit./Demokracia.com/

Të ngjashme