Sport
Brazili në kaos, qeveria detyrohet ta ndërpresë kampionatin
Demokracia
16:34 | 15 Mars 2021

Share:

Pandemia COVID-19, ka pushtuar Brazilin dhe kjo ka bërë që guvernatori i shtetit të Sao Paulos, Joao Doria, një prej rajoneve më të prekur nga infeksionet, të ndërpresë zhvillimin e kampionatit “Paulista” nga sot të paktën deri në fund të muajit, me mundësia e zgjatjes së pezullimit.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi pasi tash federata lokale e mbështetur nga klubet, nuk është dakord dhe kërkon zgjidhje alternative.

Ata kanë kërkuar një takim me drejtuesit e  shtetit pasi nëse ndërpritet gara, shumë njerëz do të pushohen pa puna dhe kjo do të ishte katastrofike.

Federata kërkon nga shteti t’i mundësojë që kampionati të zhvillohet në ato vende ku infeksioni është më i vogël, por për këtë vështirë të pajtohet qeveria. /Demokracia.com

Të ngjashme