Auto&Tech
Brazili gjobit kompaninë Apple me 2 milionë dollarë
Demokracia
17:54 | 22 Mars 2021

Share:

Mbikëqyrësi brazilian i konsumatorëve ka gjobitur kompaninë Apple me 2 milionë dollarë për mos përfshirjen e një karikuesi në serinë e sapo-lançuar iPhone 12, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për pretendime të përfshira në reklama mashtruese, shitjen e një pajisje pa karikues dhe kushte të padrejta.

Apple në tetor të vitit të kaluar njoftoi se iPhone 12 nuk do të vinte me karikues ose kufje në kutitë e tyre, duke përmendur shqetësime mjedisore. IPhone-ët e rinj vijnë vetëm me një kabllo USB-C.

Rregullatori brazilian i mbrojtjes së konsumatorit Procon-SP tani ka gjobitur Apple për mos përfshirjen e karikuesit.

Sipas Procon-SP, problem “janë reklamat mashtruese pasi konsumatorët e iPhone 11 Pro raportuan se Apple nuk i riparoi telefonët e tyre pas problemeve me ujin”.

Agjencia gjithashtu përmendi “Problemet e iOS” dhe “termat e padrejtë” si çështje të tjera pasi “Apple përjashton veten nga të gjitha garancitë ligjore dhe kundër defekteve të fshehura ose jo të dukshme”.

“Apple duhet të kuptojë që në Brazil ka ligje dhe institucione të forta për mbrojtjen e konsumatorit. Ajo duhet t’i respektojë këto ligje dhe këto institucione”, u citua të thoshte Drejtori Ekzekutiv i Procon-SP, Fernando Capez.

Apple ende nuk ka komentuar mbi akuzat Procon-SP.

Ndërsa iPhone 12 mini kushton 729 dollarë në SHBA, në Brazil i njëjti telefon është rreth 1 mijë e 200 dollarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme