Sport
Brazili gjen fitoren e parë në Copa America, mposht Paraguain – Kolumbia fiton me lehtësi ndaj Kosta Rikës
Demokracia
09:13 | 29 Qershor 2024

Share:

Mëngjesin e sotëm (e shtunë) janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për grupet në Copa America, ku skuadrat favorite kanë shënuar fitore.

Ndeshja e parë në program në kuadër të Grupit D të Copa America ishte ajo mes Kolumbisë dhe Kosta Rikës, e cila përfundoi me fitoren e kolumbianëve me rezultat 3-0.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të me anë të Luis Diaz, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Davinson Sanchez (59’) shënoi për 2-0 dhe Jhon Cordoba (62’) për rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Kolumbia ka gjashtë pikë dhe tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Copa America.

Në ndeshjen tjetër, Brazili arriti të gjej fitoren, duke mposhtur Paraguain pa vështirësi me rezultat të thellë 4-1.

Serinë e golave e hapi Vinicius Junior (35’) për 1-0, Savio (43’) shtoi epërsinë 2-0, ndërsa Vinicius shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë për 3-0.

Në pjesën e dytë, Paraguai ngushtoi epërsinë me anë të Omar Alderete (48’) për 3-1, por Lucas Paqueta (65’) shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, Brazili arrin në kuotën e katër pikëve, por kualifikimin do ta kërkoj vetëm në ndeshjen e fundit përball Kolumbisë.

Të ngjashme