Sport
“Bravo Valeri!” – Lojtarët e Interit duke falënderuar gjyqtarin kryesor në Kupë, Handanoviq “tradhtohet” nga kamera
Demokracia
10:39 | 12 Maj 2022

Share:

Interi ia doli mbrëmjen e djeshme të fitonte Kupën e Italisë ndaj Juventusit, teksa triumfoi 2-4 në kohën shtesë, duke i lënë “bardhezinjtë” në zero tituj për këtë sezon.

Mes protagonistëve të ndeshjes sigurisht edhe gjyqtari Valeri i cili iu desh të përballej me një sërë situatash të komplikuara.

Vendimet e tij shkaktuan reagime të ndryshme te mbështetësit e dy skuadrave, duke i zemëruar shumë ata të Juventusit.

Goditja e penalltisë e dhënë për kontaktin Bonucci-Lautaro dhe që i dha mundësinë Interit të shënonte 2-2, ngjalli shumë dyshime te Juventusi.

Ndërkaq, një moment i komentuar ndodhi edhe në fundin e ndeshjes. Kur Valeri dhe bashkëpunëtorët e tij kaluan ne koridorin e përbërë nga lojtarët zikalter, përveç duartrokitjeve të zakonshme, në adresën e Valerit u bërtit edhe një fjali nga Samir Handanoviq.

“Bravo Valeri”, këto janë fjalët e portierit, duke gjykuar nga buza e drejtuar tek fishkëllima e cila nga ana e saj u përgjigj me një “Faleminderit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme