Lajme
“Bravo me msusin” | Njeriu i prapaskenës, Dejona Mihali u jep notë kaluese deputetëve të VV-së
Demokracia
09:15 | 14 Korrik 2023

Share:

Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Dejona Mihalit, e cila konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.

Mihali iu ka thurur lavde kolegëve të saj, duke e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese për dhunën në Kuvend: Imunitet penal s’ka askush, policia mund të hyjë në seancë t’i arrestojë
Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo.

Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë u përfshinë në përleshje.

Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua.

Të ngjashme