Sport
“Bravo gamers!” – Kurti reagon për suksesin historik të ekipit nga Kosova në CS:GO
Demokracia
14:29 | 24 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për kualifikimin e ekipit nga Kosova, Bad Neës Eagles në turneun më të madh në botë për CS:GO, PLG Antëerp Major 2022.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar “biletën” për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në Esports, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad Neës Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14

Kurti ndër tjerash në reagimin e tij përgëzoi lojtarët e ekipit kosovar për këtë të arritur.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antëerp Major 2022. Bad Neës Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO”.

“Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë”.

“I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në rrjetet sociale./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Të ngjashme