Ish-presidenti afgan Ashraf Ghani i ka kërkuar falje popullit të Afganistanit pasi iku për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi talebanët morën nën kontroll Kabulin.
Në një deklaratë të shpërndarë në Twitter të mërkurën, Ghani tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej nga vendi për të shmangur dhunën e përhapur.
“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime,” tha ai, duke shtuar se i vinte keq që “nuk mund të përfundonte ndryshe”.
Ai tha se nuk kishte ndërmend të braktiste njerëzit e tij, por “kjo ishte mënyra e vetme”.
Ghani shtoi se kishte “keqardhje të thellë që kapitulli im përfundoi në tragjedi të ngjashme me paraardhësit e mi”.
“Unë u largova me shtytjen e sigurimit të pallatit, i cili më këshilloi se nëse do të qëndroja i rrezikuar të nisja të njëjtat luftime rrugë më rrugë, që qyteti kishte pësuar gjatë luftës civile të viteve 1990,” shkroi ai, duke shtuar se e bëri kështu për të “shpëtuar Kabulin dhe gjashtë milionë qytetarët e saj”.
Ghani u largua papritur nga Afganistani ndërsa militantët talebanë hynë në kryeqytet më 15 gusht. /Demokracia.com/