Lajme
Braktis fëmijën, arrestohet prishtinasja
Demokracia
09:48 | 21 Mars 2021

Share:

Arrestohet një grua në Prishtinë pasi ka braktisur fëmijën e saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua, pasi e njëjta ka braktisur fëmijën e saj.

Policia e Kosovës njofton se në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të të cilit e dyshuara  pas intervenimit u dërgua në mbajtje, përcjell Demokracia.com.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 20.03.2021 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e saj mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit t dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia/

Të ngjashme