Lajme
Brahimaj: Nuk ndërrojmë qëndrim vetëm nëse ështe Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci, votojmë për
Demokracia
10:02 | 25 Prill 2025

Share:

Deputeti i AAK’së, Lahi Brahimaj pak para fillimi të seancës ka folur shkurt para gazetarëve ku ka bërë të ditur se qëndrimi i AAK’së mbetet i njëjtë si në seancat e kaluara.

“Jo, absolutisht jo. Kemi thënë edhe më parë, vetëm nëse është Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci e votojmë”, ka thënë Brahimaj i AAK’së.

Ndryshe, nga VV kanë konfirmuar se edhe sot, Albulena Haxhiu do jetë kandidatja e tyre për kryetare e Kuvendit.

Kjo është hera e tretë që Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për kryetare Kuvendi.

Të ngjashme