Brad Pitt do të vijë me koleksionin e veshjeve ‘BP Signature’ në bashkëpunim me markën italiane “Brioni”.
Aktori i njohur Brad Pitt ka hyrë edhe në botën e modës.
Ai ka dizajnuar linjën e rrobave për meshkuj në bashkëpunim me markën italiane ‘Brioni’.
Veshjet janë të frymëzuara nga stili i aktorit.
Sipas një njoftimi për shtyp koleksioni përfshinë një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto dhe një xhaketë kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku.
Pitt është fytyra reklamuese e markës ‘Brioni’ që nga viti 2019. /Demokracia.com/