ShowBiz
Brad Pitt padit Angelina Jolien pasi ajo shiti vreshtën ku ishin martuar
Demokracia
14:31 | 18 Shkurt 2022

Share:

Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku.

Çifti e blenë vreshtin në Chateau Miraval më 2008 dhe u martuan atje gjashtë vjet më vonë.

Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre pa lejen e tjetrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike në pronësi të një oligarku rus.

Avokatët e aktorit fitues të Oskarit thanë se Chateau Miraval, i përbërë nga një shtëpi dhe një vresht në jug të Francës, ishte “bërë pasion i Pitt” dhe, nën kujdestarinë e tij, ishte rritur në një “histori suksesi ndërkombëtar shumë milionë dollarësh”.

Prona gjendet në fshatin Correns në Francën juglindore, ndwrsa thuhet se u ble nga çifti për rreth 25 milionë euro.

Të ngjashme