Lajme
Boychenko i quan qytetarët “heronj të mëdhenj”: E duam vendin tonë, fitorja do të jetë në anën tonë
Demokracia
07:54 | 03 Mars 2022

Share:

Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, Vadym Boychenko e quajti të mërkurën ditën më të vështirë të pushtimit rus, kjo meqë vendi u përball me bombardime e që bëri që të rritej edhe numri i të plagosurve.

Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, Vadym Boychenko e quajti të mërkurën ditën më të vështirë të pushtimit rus, kjo meqë vendi u përball me bombardime e që bëri që të rritej edhe numri i të plagosurve.

Boychenko, përmes një deklarate në “Telegram” iu drejtuar qytetarëve të Mariupolit, duke thënë se forcat ukrainase ukrainase luftuan me guxim kundër atyre që po qëllonin në shtëpi.

CNN shkruan se ende nuk kanë verifikuar raportet e ushtarëve rusë që kanë qëlluar në shtëpitë e civilëve.

Boychenko tha gjithashtu se infrastruktura kritike ishte komprometuar në qytet dhe se qytetarët janë pa ujë dhe energji elektrike derisa shërbimet komunale t’i rivendosin ato të enjten.

Ai i quajt qytetarët heronj të mëdhenj.

“Dhe ju të dashur qytetarë të Mariupolit jeni heronj të mëdhenj. Të gjithë ne po luftojmë për lirinë tonë, për vendin tonë, për Mariupolin tonë të vetëm. Ne nuk po sulmojmë askënd. Ne thjesht jemi ulur në shtëpi. Kjo do të thotë se Zoti është me ne. Kjo do të thotë se e vërteta është me ne. Kjo do të thotë se fitorja do të jetë në anën tonë”, ka shkruar Boychenko.

Ai falënderoi mjekët, punonjësit e shërbimeve komunale, forcat e armatosura të Ukrainës dhe të gjithë qytetarët.

“Së bashku vërtet do ta mbijetojmë këtë. Ne do të jemi fitimtarë. Mendoj se e meritojmë. Ne jemi ukrainas. Ne e duam vendin tonë. Ne e duam qytetin tonë. Lavdi heronjve! Lavdi Ukrainës!” tha ai.

Trupat ruse dhe të mbështetura nga Rusia kishin rrethuar qytetin me rreth 400,000 banorë nga tre anët që nga pasditja e së mërkurës, ndërsa Kremlini kërkon të përfundojë një kufi tokësor që do të lidhte Krimenë me Rusinë jugore.

Të mërkurën herët në mëngjes, Boychenko tha se kishte 128 njerëz në spitale, me mjekë që punonin pa pushim “për jetën e banorëve të Mariupolit”.

Kujtojmë që mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia sulmoi Ukrainën./CNN

Të ngjashme