Sport
Botërori “Katar 2022” | Kur zhvillohet finalja Argjentinë – Francë dhe takimi për vendin e tretë Kroaci – Marok?
Demokracia
22:23 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Argjentina dhe Franca janë dy kombëtaret që do të ballafaqohen në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022” më 18 dhjetor nga ora 20:00, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja e Francës u kualifikua në finale të Kupës së Botës, duke triumfuar 2:0 në gjysmëfinale kundër Marokut.

Në anën tjetër, Argjentina të martën mbrëma fitoi 3:0 kundër Kroacisë duke siguruar “biletën” për në finale pas tetë vjetësh.

Ndërkaq, në ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror përballen Kroacia dhe Maroku.

Sfida për vendin e tretë luhet të shtunën më 17 dhjetor nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme