Sport
Botërori “Katar 2022”, data e hedhjes së shortit dhe formati i tij
Demokracia
17:25 | 22 Mars 2022

Share:

Kupa e Botës 2022 do të zhvillohet në Katar në muajt e dimrit dhe jo në ato të zakonshmet e verës, për shkak të vapës së madhe që mbizotëron në këtë shtet.

Ky eveniment nis të hënën më 21 nëntor në stadiumin Al Bayt në Al Khor me një ndeshje ku do të luajë vendi mikpritës.

Finalja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha të dielën më 18 dhjetor.

Kush është kualifikuar deri tani?

Katari

Gjermania

Danimarka

Brazili

Franca

Belgjika

Kroacia

Serbia

Anglia

Zvicra

Holanda

Argjentina

Kur është shorti?

Deri në fund të marsit, do të kuptojmë 29 nga 32 pjesëmarrësit në Kupën e Botës. Tre vendet e fundit do të vendosen në play off-in ndërkontinental në qershor, si dhe finalen e play-off-it evropian, e cila është shtyrë për shkak të krizës Ukrainë-Rusi.

Shorti për Kupën e Botës do të hidhet të premten më 1 prill 2022, në Doha, Katar rreth orës 16:00.

Cili është formati i shortit?

32 kombet e përfshira në Kupën e Botës 2022 do të ndahen në tetë grupe me nga katër kombëtare.Vendi mikpritës Katari do të jetë në pozitën e parë të Grupit A.

Kombet e tjera do të ndahen në katër vazo bazuar në renditjen e FIFA-s me skuadrat e vlerësuara më të mira që do t’i bashkohen Katarit në vazon e parë.

 

Të ngjashme