Sport
Botërori i Katarit: Sot dita e Xhakës dhe Shaqirit, këto janë duelet e sotme
Demokracia
09:14 | 24 Nëntor 2022

Share:

Dita e pestë e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar vazhdon sot me katër takimet e radhës të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Takimi i parë i ditës luhet nga ora 11:00. Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit luan me Kamerunin në takimin e Grupit G, shkruan Demokracia.com.

Tri orë më vonë, Uruguaji është nikoqir i Koresë së Jugut në Grupin H.

Ora 17:00 është rezervuar për duelin tjetër të po atij grupi. Portugalia e Cristiano Ronaldos ballafaqohet me Ganën.

Dita e katërt e Botërorit përmbyllet nga ora 20:00 me duelin ndërmjet Brazilit favorit dhe fqinjit verior të Kosovës, Serbisë./Demokracia.com/

Të ngjashme