Sport
Botërori i Katarit | Lista e golashënuesve, Mbappe kryeson me një gol dallim
Demokracia
20:34 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Kylian Mbappe e fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ylli i Kombëtares së Francës kryeson në listën e golashënuesve me tetë gola, raporton Demokracia.com.

Pas Mbappes, me shtatë gola të realizuar është Lionel Messi, ylli argjentinas që u shpall lojtari më i mirë i Botërorit të Katarit.

Vendin e tretë e kanë ndarë Alvarez i Argjentinës dhe Giroud i Francës me nga katër gola.

Top 5-shen e mbyllin shtatë futbollistë të cilët kanë shënuar nga tre gola.

Ndryshe, Argjentina e fitoi Kupën e Botës duke triumfuar në finale kundër Francës.

LISTA E GOLASHËNUESVE:

Të ngjashme