Sport
Botërori 2023 në hendboll: Kosova pëson ngushtë nga Turqia në kualifikime
Demokracia
17:58 | 03 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Turqia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

“Dardanët” pësuan me dy gola dallim 25:23 në duelin e zhvilluar në Eskishehir të Turqisë, shkruan Demokracia.com.

Te Kosova, Egzon Gjuka kontribuoi gjashtë gola, pasur nga Deniz Terziqi me pesë dhe Kastriot Jupa me katër gola.

Gorkem Biçer ishte më i dalluari te kombëtarja turke me shtatë gola të shënuar

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të dielën në Prishtinë kundër Kombëtares së Belgjikës. /Demokracia.com

Të ngjashme