Sport
Bota e sportit e pikëlluar: Në Ukrainë dhjetëra sportistë vdiqën në luftë, mes tyre tre talente
Demokracia
11:09 | 09 Gusht 2022

Share:

Fundi i luftës në Ukrainë nuk duket dhe që nga fillimi i saj ka marrë shumë jetë dhe sportistët janë në mesin e viktimave të shumta.

Sipas një organizate lokale joqeveritare ukrainase, deri më 11 korrik kanë vdekur deri në 77 sportistënë Ukrainë, midis tyre janë tre të mitur: gjimnastja Ekaterina Dyachenko (11), peshëngritësja Alina Peregudova (14) dhe samboja Artyom Primenko (16), transmeton Demokracia.com.

Ndër të tjera vdiqën edhe kikboksieri Mikola Zabavchuk, regbisti Maksim Svec dhe kampioni Vasil Paveljev.

Fatkeqësisht, notari Volodymyr Uljanitsky, trajneri i vaterpolit Vitaly Lisun, gjimnastja Daria Kurdel dhe futbollisti Serhiy Balanchuk nuk janë më mes të gjallëve. Disa nga sportistët që vdiqën luftuan dhe vdiqën në vijën e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme