ShowBiz
Bota e filmit në zi, vdes aktori i njohur amerikan
Demokracia
09:17 | 19 Tetor 2023

Share:

Ka ndërruar jetë aktori amerikan Burt Young, i njohur për rolin e Paulie Pennino në filmat Rocky.

Ai mori pjesë në dhjetëra filma dhe seriale gjatë karrierës së tij, por mbahet mend më së miri si Paulie, miku më i mirë dhe kunati i personazhit kryesor Rocky Balbao, transmeton Indeksonline.

Artistit iu dha nominimi për Oscar në vitin 1976 në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor.

Ai vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 83-vjeçare në Los Angeles, raportojnë mediat amerikane.

Të ngjashme