Sport
Boshnjaku: Nuk kam pësuar lëndim serioz, sivjet luftojmë për të dyja frontet
Demokracia
22:21 | 07 Mars 2021

Share:

Prishtina e ka fituar derbin rajonal ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në Superligë, Prishtina ka fituar me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ishte larguar në një moment nga ndeshja për shkak të një lëndimi.

Por, ai tregon se nuk ka asgjë serioze.

“Nuk kam pësuar ndonjë lëndim serioz, ishte vetëm i çastit, nuk doja të rrezikoja pasi edhe nuk mund ta japja maksimumin”, ka thënë Boshnjaku në “ATV”.

“Këtë edicion me Prishtinën luajmë për të dyja frontet”, tregoi ai. /Demokracia.com

 

Të ngjashme