Lajme
Borrell takoi Blinkenin në Uashington, siguria tema kryesore
Demokracia
21:35 | 13 Mars 2024

Share:

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka zhvilluar takim në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Ata kanë diskutuar për mënyrat e forcimit të partneritetit në mes të BE-së dhe ShBA-së në një moment që është vlerësuar kyç për diplomacinë globale. Në takimin e tyre ata kanë mbuluar situatën në Lindje të Mesme, Ukrainë, Haiti dhe Venezuelë, sikurse edhe politikën e përbashkët të jashtme dhe prioritetet e sigurisë, transmeton KlanKosova.tv.

Borrell ka ngritur nevojën për më shumë, më shpejtë e më të qëndrueshëm të asistimit ushtarak të Ukrainës. Ngjashëm edhe për Gazën është theksuar rëndësia e arritjes së pajtimit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Të ngjashme