Lajme
Borrell pret qasje konstruktive për propozimin evropian
Demokracia
18:33 | 27 Shkurt 2023

Share:

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar pas fillimit të takimit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Borrell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se pret që palët të kenë qasje konstruktive ndaj propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

“I mirëprita Presidentin Aleksandar Vuiq dhe Kryeministrin Albin Kurti në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të Beogradit – Dialogu i Prishtinës. Në rendin e ditës: Propozimi i BE për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, ka shkruar Borrell.

Kryeministri Kurti, dhe presidenti Vuçiq kanë filluar takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të ngjashme