Lajme
Borrell: Maqedonia e Veriut paraqet një shembull të shkëlqyer për shoqëritë multietnike
Demokracia
17:05 | 17 Mars 2023

Share:

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka lavdëruar Maqedoninë e Veriut për hapat që ka ndërmarr në rrugën e saj drejt integrimit në BE-së.

Në takimin e Këshillit për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, ai ka thënë se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, shtetit maqedonas iu mundësua hapja e kapitujve për anëtarësimin në BE.

“Maqedonia e Veriut mori për obligim që të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë në të edhe qytetarë që jetojnë në kufijtë e shtetit dhe që janë pjesë e nacionaliteteve të tjera, siç janë bullgarët”, ka thënë Borrell.

Ai ka bërë me dije se edhe me ndryshmet kushtetuese është ruajtur identiteti maqedonas.

“Shteti juaj tani paraqet një shembull të shkëlqyer për sa i përket shoqërisë multietnike. Për këtë arsye ndryshimi i Kushtetutës, vetëm se do t’i përparojë të drejtat themelore, dhe nuk dyshoj se me këtë do të ruhet identiteti maqedonas dhe njëkohësisht të shënojë përparim procesi i integrimit”, është shprehur Borrell.

Të ngjashme