Lajme
Borrell kërkon “zbatim të shpejtë” të marrëveshjes së grurit
Demokracia
20:07 | 22 Korrik 2022

Share:

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka mirëpritur marrëveshjen e grurit të arritur midis Rusisë dhe Ukrainës.

Borrell ka shkruar në rrejtin social “Twitter”, se blloku mbeti i “angazhuar” për të ndihmuar Ukrainën të sjellë “sa më shumë të jetë e mundur nga gruri i saj në tregjet globale”.

“Marrëveshja e sotme e Stambollit është një hap në drejtimin e duhur. Ne bëjmë thirrje për zbatimin e saj të shpejtë”, ka shkruar Borrell .

Në një deklaratë më të plotë të publikuar në internet, Borrell akuzoi gjithashtu Moskën se “ka rrezikuar sigurinë ushqimore për miliona njerëz në mbarë botën”.

“Marrëveshja aktuale ofron një mundësi për të filluar kthimin e këtij kursi negativ”, tha ai.

Të ngjashme