Lajme
Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme
Demokracia
20:36 | 18 Prill 2024

Share:

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell parlajmëroi se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale.

Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7 u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

“Katastrofa humanitare vazhdon,” tha ai. “Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, e pamjaftueshme. Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk mund të kemi përshkallëzim”, tah Borrell.

“Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Ndaj ndalojeni”, nenvizoi Borrell.

Të ngjashme