Përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se i ka ftuar në takim më 18 gusht në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai në një postim në Twitter shkruan se takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan Borrell, raporton Telegrafi.
Herën e fundit Kurti e Vuçiq janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman Olaf Scholz.