Lajme
Borrell: Evropa do t’i japë Hungarisë më shumë kohë dhe para që të pranojë sanksionet ndaj Rusisë
Demokracia
18:57 | 06 Maj 2022

Share:

Bashkimi Europian po konsideron t’i ofrojë më shumë kohë dhe para Hungarisë që të miratojë embargon ndaj naftës ruse.

Josep Borrell, përfaqësues i lartë për politikat e jashtme tha se ai e kupton se pse Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke po i rezistojnë Komisionit Europian për një pako të gjashtë me sanksione.

“Unë i kuptoj ata. Është çështje kohe dhe parash. Ne nuk mund të propozojmë zgjidhje që nuk lidhen me realitetin”, tha Borrell.

Diplomatët presin që të tre vendeve t’u jepet më shumë kohë për të hequr dorë nga nafta ruse. Ndërsa shumica e vendeve do të duhet të ndalojnë naftën ruse brenda gjashtë muajve, Hungaria dhe Sllovakia do të kenë kohë deri në fund të vitit 2024. Republika Çeke ka kohë deri në qershor 2024, gjë që duhet të kënaqë Pragën.

Borrell shtoi se ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së do t’u jepet fundjava për të arritur një marrëveshje, por nëse ngërçi nuk zgjidhet,  ai do të propozojë t’ua dorëzojë çështjen ministrave të jashtëm europianë.

Borrell tha se ata u përballën me një “problem objektiv” dhe se kryeministri hungarez Viktor Orbán nuk po përpiqej thjesht të krijonte telashe.

“Kjo nuk është për shkak se Hungaria është më afër Moskës,”- tha ai. “Duhet të kemi parasysh situatën specifike të secilit vend. Hungaria është një vend pa dalje në det. Nuk ka asnjë tub tjetër që sjell naftë në Hungari, përveç atij që vjen nga Rusia dhe shkon direkt në rafinerinë e tyre, e cila është krijuar për karakteristikat fizike të naftës ruse”.

Gjërat që mund të ndryshoheshin në paketë janë koha dhe paratë, tha ai.

“Sa kushton për ta bërë këtë rafineri gati për të trajtuar një lloj tjetër nafte? “Paratë”  nuk janë në tryezë, por nuk do të habitesha nëse dikush thotë “për të rafinuar një lloj tjetër nafte, duhet të bëj shumë investime”.

Borrell tha gjithashtu se Greqia ishte e shqetësuar për një ndalim të propozuar për anijet që transportonin naftë ruse. Argumenti i tyre, tha ai, ishte “”Nëse nuk e bëj, dikush tjetër do ta bëjë këtë, unë do të humbas biznesin pa dëmtuar Rusinë.” Por nëse i lëmë anijet tona të transportojnë naftë ruse diku tjetër, nuk duket shumë mirë. Kjo është një situatë e pastër politike.”

Gazeta Si shkruan se një ndalim nga BE për gazin rus, i cili përbën 40% të kërkesës së BE-së, mbetet e largët, tha ai, sepse është jetik për shumë sektorë industrialë.

Gjermania nuk ka ende alternativa për të importuar gaz natyror të lëngshëm nga një tjetër vend.

“Ky problem mund të zgjidhet dhe do të zgjidhet, por nuk do të zgjidhet brenda natës”, tha Borrell/Financial Times

Të ngjashme