Lajme
Borrell edhe në Dubrovnik flet për dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
11:03 | 08 Korrik 2023

Share:

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, aktualisht është duke marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut në Kroaci.

Në këtë rast, ai njoftoi se ka takuar presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Basso.

Siç shkroi Borrell në Twitter, pjesë e diskutimit – ndër të tjera – ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pa dhënë detaje të tjera.

“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, tha Borrell.

“Ne vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik’.

Të ngjashme