Lajme
Borrell dënon mbështetjen e Iranit ndaj Rusisë: BE do vazhdojë diskutimet për marrëveshjen nukleare
Demokracia
19:34 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Shefi i politikave të jashtme të Evropës, Josep Borrell dënoi mbështetjen e Iranit për luftën e Rusisë  në Ukrainë, por tha se BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me të për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Takim i domosdoshëm me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në Jordani në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve Iran-BE”, ka shkruar Borrell në rrjetin social “Twitter” përpara një konference rajonale të organizuar nga Jordania, shkruan Reuters.

“Theksuam nevojën për të ndaluar menjëherë mbështetjen ushtarake për Rusinë dhe represionin e brendshëm në Iran. U pajtuam se duhet të mbajmë të hapur komunikimin dhe të rivendosim JCPOA në bazë të negociatave të Vjenës.”

Të ngjashme