Lajme
Borrell: BE ka trajnuar 1100 ushtarë ukrainas
Demokracia
09:13 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se 1100 ushtarë ukrainas kanë marrë pjesë deri më tani në programin e trajnimit të organizuar nga BE.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan vendimin për trajnimin e ushtarëve ukrainas më 14 nëntor.

Disa vende anëtare të BE-së, sipas marrëveshjeve dypalëshe, tashmë po trajnonin personelin ushtarak ukrainas. Në total, deri në 15,000 personel ushtarak pritet të trajnohen në 20 vende anëtare.

Kostoja, për të cilën Borrell tha se do të arrinte në 100 milionë euro, do të mbulohej nga BE.

Të ngjashme