Lajme
Borrell: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor
Demokracia
12:29 | 19 Korrik 2022

Share:

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Në një shkrim në Twitter, Borrell potencoi se BE po ecën përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike.

Këtë deklaratë e bëri në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”, u shpreh shefi i diplomacisë evropiane.

Të ngjashme