Lajme
Borrell akuza Putinit: Evropa është e bashkuar, Putin dështoi
Demokracia
18:59 | 10 Mars 2022

Share:

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin besonte se do të pushtonte Ukrainën, por dështoi.

“Ai besonte se do të na ndante; ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte marrëdhëniet transatlantike dhe dështoi. Tani ai duhet të ndalet,” shtoi ai ndërsa fliste me gazetarët ndërsa po hynte në samitin e liderëve të BE-së në Versajë të Francës.

Borrell deklaroi se vendet evropiane do të jenë shumë më të sigurta nëse ulin varësinë nga eksportet ruse të energjisë.

“Duhet të shpenzoni më pak gaz klima e kërkon këtë. Për herë të parë gjeopolitika dhe klima shkojnë së bashku”.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha gazetarëve se ky ishte “një moment përcaktues për Evropën dhe se lufta e Putinit është një çështje e qëndrueshmërisë së demokracive.

“Në samitin në Versajë, ne do të rimendojmë mbrojtjen europiane me aftësi të forta. Ne do të rimendojmë energjinë. Ne duhet të heqim qafe varësinë e karburanteve fosile ruse dhe për këtë ne kemi nevojë për investime masive në burimet e rinovueshme”, shtoi ajo.

Të ngjashme