Për momentin, Boris Johnson shpëtoi. Deputetët konservatorë i dhanë mbështetjen si Kryeministër. 180 vota i duheshin (gjysma plus një), ndërsa Johnson mori 211 vota
Një grup konservatorësh (54 për të qenë të saktë, 15% e grupit) kishin nënshkruar një letër duke kërkuar dorëheqjen e Johnson.
Mocioni u hodh në votim në fund të festimeve për jubileun e Mbretëreshës Elizabeth pikërisht në respekt të sovranin.
Boris Johnson do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë, ndonëse autoriteti i tij ka rënë ndjeshëm. 148 votuan kundër tij.
Përpara procesit, Johnson iu drejtua me një letër të gjithë anëtarëve të partisë duke kërkuar mbështetjen e tyre.
“Sonte kemi shansin t’i japim fund spekulimeve javore medietike dhe ta çojmë këtë vend përpara, menjëherë, si një parti e bashkuar. Unë u kërkoj mbështetjen tuaj sonte sepse e di se sa shumë mund të arrijmë së bashku”.
Johnson është përballur me kritika për udhëheqjen e tij për muaj të tërë, por ajo që i vuri kapakun këtyre zërave ishte pjesëmarrja e tij në atë njihet tashme si skandali “Partygate” , ku u zbulua se si tubime të shumë politikanëve thyen rregullat e Covid-it brenda Downing Street ndërsa pjesa tjetër e Britanisë urdhërohej rreptësisht ti zbatonte ato./GazetaSI/