Lajme
Boris Johnson dëshpëron ukrainasit: Britania e Madhe nuk do të luftojë në Ukrainë kundër Rusisë
Demokracia
16:55 | 01 Mars 2022

Share:

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka bërë të qartë se trupat britanike nuk do të vendosen në Ukrainë dhe do të qëndrojnë brenda kufijve të vendeve anëtarëve të NATO-s.

Ai në një konferencë për media tha se çdo masë e marrë kohët e fundit kundër Rusisë dhe në ndihmë të Ukrainës nuk është asgjë më shumë se masa mbrojtëse, transmeton Demokracia.com.

Johnson thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet “të forcojë qëndrueshmërinë e përbashkët” dhe të sigurohet që Vladimir Putin dhe Rusia të jenë të izoluar.

Ai u shpreh se NATO ka qenë gjithmonë për paqe dhe stabilitet.

“Kjo ka rëndësi sepse bota është bërë një vend më i rrezikshëm dhe më i kontestuar”, shtoi Johnson.

Kryeministri britanik tha se ndërhyrja e Putinit në Ukrainës ishte një përllogaritje katastrifike.

“Pushtimi i Putinit në Ukrainë është një llogaritje e gabuar katastrofike, pasi ukrainasit kanë ngritur një rezistencë të habitshme dhe këmbëngulëse”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët se në cilat rrethana NATO mund të përfshihet drejtpërdrejt, Johnson thotë se ka ligje në Mbretërinë e Bashkuar për konfliktet ndërkombëtare dhe se si ato duhet të zbatohen.

“NATO është një aleancë mbrojtëse – që ndonjë anëtar i NATO-s të përfshihet në konflikt me Rusinë është një hap i madh që nuk po mendohet nga askush. Kjo nuk është në rendin e ditës.”, tha ai.

Ai gjithashtu sqaron se Mbretëria e Bashkuar nuk po mbështet vullnetarët britanikë që shkojnë të luftojnë në Ukrainë. /Demokracia.com/

Të ngjashme