Lajme
Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë
Demokracia
17:11 | 11 Korrik 2023

Share:

Boris dhe Carrie Johnson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilit ia kanë vënë emrin Frank Alfred Odysseus Johnson, ose shkurt Frankie për familjarët e tij.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndau foto të të porsalindurit.

Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin.

“Një javë me Frankie-n. Mirë se erdhe Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik, në orën 09.15,” shkroi ajo ndër të tjera ajo në postimin e saj.

Ish-kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij em avokaten Marina Ëheeler dhe një fëmijë me konsulenten e artit Helen Macintyre.

Zonja dhe Zoti Johnson pritën Frank Alfred Odysseus Johnson tre vite pasi Carrie solli në jetë fëmijën e saj të parë Wilfred.

Të ngjashme