Lajme
Borell flet për takimin me Kurtin e Gërvallën, thotë se pret përparim në dialogun me Serbinë
Demokracia
15:03 | 20 Shkurt 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se në takimin e zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë diskutuar mbi sfidat gjeopolitike, duke mos lënë anash edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Një ditë pas takimit,  Borrell përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” deklaroi se gjatë takimit me kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla diskutuan për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, shkëmbyem tema lidhur me sfidat gjeopolitike që po shohim për momentin dhe implikimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Ne diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim progres konkret së shpejti”, ka shkruar Borrell, përcjell Demokracia.com.

Ndërsa nga  Qeveria e Kosovës kanë thënë dje se kryeministri Kurti është shprehur se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke.

“Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njejtë nga pala serbe. Ai po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm”, thuhej në njoftim nga Qeveria e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme