Lajme
Borell del edhe me video| Kurti dha garanci për serbët e Veriut, tash e kemi problemin e targave
Demokracia
19:30 | 27 Gusht 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pasi bëri të ditur se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është i lumtur që kanë gjetur një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet dy shteteve.

Borrell përmes një video në rrjetin social “Twitter” tha se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dhënë garanci për serbët e veriut, ndërsa sipas tij problemi tashmë është tek çështja e targave.

“Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Falënderoj Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për udhëheqjen e tyre dhe nënvizoj bashkëpunimin e shkëlqyer praktik BE-SHBA”, ka shkruar Borrell.

Të ngjashme