Lajme
Borë e temperatura minus, parashikimi i motit për fundjavë
Demokracia
07:52 | 26 Nëntor 2022

Share:

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe gjatë fundjavës në vend.

Sipas PW-së, këtë fundjavë po priten mundësi edhe për reshjet e para të borës të dielën mbrëma, megjithëse pa krijuar ndonjë shtresë të qëndrueshme bore.

Temperaturat të shtunën zbresin edhe deri në -1C e -2C, e ditën rriten deri në 8C.  Javën e ardhshme parashihet mot më i zymtë, me më shumë vranësira.  Nga mesi i javës sërish mundësi për reshje kalimtare shiu.

“Këtë fundjavë po priten mundësi edhe për reshjet e para të borës të dielën mbrëma, megjithëse pa krijuar ndonjë shtresë të qëndrueshme bore.  Temperaturat të shtunën zbresin edhe deri në -1C e -2C, e ditën rriten deri në 8C.  Javën e ardhshme parashihet mot më i zymtë, me më shumë vranësira.  Nga mesi i javës sërish mundësi për reshje kalimtare shiu. Ndërkohë në Katar, për kampionatin botëror të futbollit, gjatë javës së ardhshme parashihet mot kryesisht me diell.  Temperaturat me një rënie deri në 26C e 27C”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Të ngjashme