Ndeshja mes Roda dhe Almere e vlefshme për Ligën e dytë të futbollit holandez, është ndërprerë në minutën e 70-të, pasi kushtet atmosferike e bënë të pamundur vazhdimin e ndeshjes.
Një video e postuar nga vetë klubi i Rodës, duken qartë reshjet e dendura të borës, që kanë zbardhur të gjithë fushën.
Një dukuri e pazakontë kjo teksa ndodhemi në muajin prill dhe dimri nuk është larguar akoma në disa zona. /Demokracia.com
❄️❄️❄️#RODALM pic.twitter.com/8xqF2N7gXu
— Roda JC Kerkrade (@RodaJCKerkrade) April 5, 2021