Lajme
Borë dhe ftohtë, parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme
Demokracia
23:33 | 22 Janar 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim nesër do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me reshje bore.

Në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore, ku temperaturat do të shkojnë deri në k-5 gradë celcius, shkruan Demokracia.com.

23.01 – Kryesisht me kthjellime e shumë ftohtë. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore, përreth viseve malore.

24.01 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore herët në mëngjes.

25.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, por kryesisht me kthjellime. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.

26.01 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Vende-vende me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.Temperaturat zbresin ndjeshëm nën nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C e -13, e maksimalet në -2 e 0C, e ditën e hënë edhe në -5C.

Era frynë kryesisht nga krahu verior mesatare 6-12m/s, e ditën e martë më e lehtë.Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normal./Demokracia.com/

Të ngjashme