Lajme
Bordi vendos çmimet për ushqimet bazë, shtrenjtohet mielli
Demokracia
20:13 | 10 Qershor 2022

Share:

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit, ka publikuar listën e re të çmimeve që do të tregohen në treg, ku mielli është shtrenjtuar, ndërsa orizi e sheqeri do të shiten më lirë.

Kështu, nga kjo e premte 10 qershor, mielli do të shitet 90 lekë/kg, nga 79 lekë/kg që ishte; orizi kokërrgjatë do shitet 101 lekë/kg nga 109 lekë/kg që ishte dhe sheqeri do shitet 104 lekë/kg nga 121 lekë/kg që ishte.

Ndërsa për vajin, nuk do të vendoset më çmim, pasi operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të këtij produkti, shkruan Gazeta Si.

Bordi ka caktuar se për vajin marzhi i fitimit do të jetë 41 lekë/litër, që do të thotë nëse një kompani e zhdoganon vajin me 250 lekë, ka të drejte ta shesë me 291 lekë/litri.

“Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit”, – thuhet në njoftim.

Të ngjashme