Lajme
Bordi i Trepçës: Kërkesë aktive e minatorëve është shkarkimi i kryeshefit
Demokracia
20:19 | 26 Tetor 2023

Share:

Bordi i drejtorëve të përkohshëm të ndërmarrjes Trepça, ka dal më një raport lidhur me situatën në minierën e Stan Tërgut dhe grevën e minatorëve.

Sipas këtij bordi, nga kërkesat e minatorëve e vetmja kërkesë aktive është ajo për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të kryeshefit Enis Abdurrahmani.

Ky organ thekson se është duke bërë matjen e performancës.

“Gjithashtu, ne kemi kërkuar që sa herë posedojnë informatë për shkelje, të adresohet tek ne dhe ne do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe me prioritet ashtu që te mos dëmtohet ndërmarrja. Trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndërmarrjen si dhe vendimmarrjen ne e bëjmë vetëm të bazuar në argumente dhe në fakte konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e bordit.

Si pasojë e grevës disa nga minatorët kishin kërkuar edhe ndihmë mjekësore, shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tyre.

Kërkesa e tyre kanë të bëjne me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira.

Të ngjashme