ShowBiz
Bora nuk gjen “qetësi”, fansat shpërthejnë sërish ndaj saj lidhur me ribashkimin me Donaldin
Demokracia
09:50 | 01 Qershor 2022

Share:

Ka pak ditë prej kur Bora Zemani dhe Donald Veshaj u kapën mat në Itali.

Kjo erdhi pasi ata u panë krah njëri-tjetrit në after party-n e organizuar në sfilatën e modës në Prishtinë nga Valdrin Sahiti, shkruan lajmi.net.

Edhe pse asnjëri nga ata nuk e kanë konfirmuar ribashkimin e saj nuk kanë reaguar, tashmë dyshime se ata janë bashkë nuk ka.

Pas gjithë këtyre thashethemeve, mbrëmë Bora Zemani ka bërë postimin e parë.

Ajo kishte qëndruar prej disa ditësh në heshtje pa bërë asnjë postim dhe të gjithë po prisnin reagimin e moderatores.

Postimi ka marrë komente të shumta pozitive sidomos nga fansat e saj dhe Donaldit që i përgëzojnë për ribashkimin.

Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet negative nga njerëz që i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje.

Të tjerë, i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë.

Të ngjashme