Italia po përgatitet për miqësoret e radhës ndaj Shqipërisë dhe Austrisë. Leonardo Bonucci, si një nga futbollistët më me përvojë, ka thënë se këto teste janë mjaft të rëndësishme për skuadrën.
“Pikërisht se janë miqësore ka rëndësi qasja dhe sjellja. Kur nuk ka objektiva kjo mund të mungojë, por pikërisht se janë miqësore duhet të shkohet përtej, të jemi të fortë në sjellje e karakter, si ishte stërvitja e sotme. Për këtë jam çuditur shumë pasi ka shumë ndjenjë përkatësie dhe gatishmërie, të rinjtë janë të talentuar dhe e kanë kuptuar çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë”.
“Ajo që na çoi të fitonim Evropianin ishte sjellja, entuziazmi, përkatësia dhe dëshira për të sakrifikuar për grupin. Pas Europianit ishin detaje të vogla që u humbën rrugës, u rrëzuam, tani pak nga pak po ngrihemi dhe këto miqësore duhet të jenë vazhdimësia e asaj që u bë me Ligën e Kombeve. Falë fitoreve arritëm në finale dhe tani na përket ne që të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Bonucci.