Lajme
Bombardimi i qendrës tregtare, publikohet bilanci i viktimave
Demokracia
22:38 | 27 Qershor 2022

Share:

Një nga zyrtarët e rajonit ukrainas të Poltavës, Dmytro Lunin, ka bërë me dije se 10 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur, pas sulmit rus me raketa ndaj një qendre tregtare.

Sipas tij, nuk dihet ende se sa persona “ndodhen ende nën rrënoja”, në qendrën tregtare të Kremenchuk.

Presidenti Zelensky tha se në momentin e sulmit, në qendrën tregtare ishin rreth 1000 persona.

Ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet rreth vendit, duke goditur me breshëri raketash edhe Kievin, presidenti ukrainas u kërkoi 7 më të fuqishmëve të botës më shumë armatime të rënda, sisteme të mbrojtës ajrore, mbështetje për zhbllokimin e eksporteve të grurit, sanksione të mëtejshme për Rusinë si dhe ndihmë për rindërtimin e vendit. Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së samitit të ekonomive më të zhvilluara, në alpet bavareze. Liderët po përpiqet të shfaqin një front të bashkuar kundër Rusisë, por kancelari Olaf Scholz e bëri të qartë se duhej të shmangnin konfliktit NATO-Moskë.

Të ngjashme