Ivana Knoll, modelja kroate vodhi vëmendjen në Kupën e Botës “Katar 2022” me prezencën e saj në ndeshjet e Kombëtares kroate.
Edhe pas përfundimit të Kupës së Botës, Knoll po vazhdon të shihet në stadiumet e njohur të futbollit evropian me veshje dhe pamje provokuese.
Ivana Knoll ishte prezente edhe në derbin e Premierligës këtë edicon mes Arsenalit dhe Manchester Cityt të mërkurën në mbrëmje, shkruan Demokracia.com.
Përmes llogarisë së tij në Instagram, e cila numëron më shumë se 3 milionë e 500 mijë ndjekës, ajo vendosi të ndajë një veshje me fanellën e Arsenalit.
“Faleminderit Arsenal. Jam i lumtur që jam këtu sonte. Le të shkojmë”, ka shkruar Knoll, e cila ka ndarë një fotografi me fanellën e Arsenalit e cila mbante emrin e saj me numrin 1.
View this post on Instagram
Megjithatë, prezenca e Knoll nuk i solli fat Arsenalit. Derbin në fund e fitoi 1:3 skuadra e Manchester Cityt./Demokracia.com/