Sport
“Bomba” e mbrëmjes, Myrto Uzuni do t’i bashkohet klubit të La Ligës
Demokracia
21:38 | 30 Janar 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka arritur marrëveshje me skuadrën e La Ligës, Granadan.

Sipas gazetës së njohur hungareze, “csakfoci.hu”, Uzuni tashmë veq i është bashkuar skuadrës spanjolle.

Sipas raportimeve, shitja e Uzunit, do të jetë më e shtrenjta në histori të Ligës hungareze.

Myrto Uzuni i cili ka shkëlqyer me skuadrën e Ferencvarosit, kualitetin e tij do ta tregojë edhe në një nga ligat më të forta në botë, La Liga.

Në 67 paraqitje me Ferencvarosin, Uzuni ka shënuar plot 36 gola dhe ka asistuar 14 herë./Demokracia.com/

Të ngjashme