Sport
‘Bomba’  e ditës vjen nga prestigjozia ‘AS’: Real Madrid në gjurmët e Armand Brojës
Demokracia
16:14 | 29 Korrik 2022

Share:

Shumë skuadra të Premier League dhe Seria A janë lidhur me emrin e Brojës, por ajo që shkruan ‘AS’ mund të konsiderohet si ‘bombë’.

Sulmuesi i talentuar i kombëtares Armand Broja ka përfunduar sot në faqen e parë të gazës prestigjioze ‘AS’ ku thuhet se është në optikën e ‘galaktikëve’ të Real Madrid.

14 herë fituesit e Champions League janë në kërkim të një sulmuesi si zëvendësues i Benzema-s, në një kohë kur Luka Jovic u transferua te Fiorentina. Së bashku me sulmuesin shqiptar të Chelsea-s po vëzhgohen edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç.

Broja sezonin e kaluar ishte pjesë e Southampton ku ra jo pak në sy. Aktualisht stërvitet me Chelsea-n dhe pavarësisht se West Ham bëri një ofertë prej 35 milionë eurosh londinezët refuzuan. Trajneri Tuchel është ai që këmbëngul për ta parë se çfarë është i aftë të bëjë shqiptari në ‘Stamford Bridge’. /Demokracia.com

Të ngjashme